Valon Syla: Gara për kryetar të PDK’së, është në mes të këtyre dy kandidatëve

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla ka thënë se gara për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është në mes të Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit.

Valon Syla gjatë ditës së djeshme me anë të një opinioni të tij ka analizuar zgjedhjet në PDK.

Ai ka bërë edhe një shpjegim se kush janë deri më tani kandidatët në garë për kryetar të kësaj partie.

Sipas Sylës gara mbetet midis Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqi, ku tashmë dihet që Vlora Çitaku nuk do t’i futet garës për të parin e PDK’së.

“Gara mbetet midis Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit si garues kryesor deri tash, e që Vlora Çitaku ende nuk dihet se a do ta marrë vendimin t’i futet garës vetë për Kryetare. Por te dy taboret janë të gatshëm që Vlora Çitakun më së paku ta bëjnë nënkryetare të parë. Kështu është situata momentale pak a shumë. Të gjithë këta kandidatë ishin dhe janë bashkëpunëtorë të afërt e disa më shumë të afërt të Hasim Thaçit, Kadri Veselit dhe bartin përvojat e tyre të politikës brenda dhe jashtë vendit. Por cili prej tyre do ta gjej formulën dhe do ti bart përvojat e liderëve themelues në aspektin e stabilitetit dhe aspektin financiar të partisë mbetet të shihet ditëve në vijim, qysh radhiten forcat brenda PDK”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë që me 3 korrik ditën e shtunë PDK mban Konventën për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Kjo Konventë e PDK’së po mbahet pa dy ish-themeluesit e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.