Valon Syla ka kritika për kosovarët që postojnë fotot e Zelenskiyt

Gazetari Valon Syla thotë se ka një eufori të tepruar te qytetarët e Kosovës të cilët po postojnë foto të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Ukraina është duke bërë një qëndresë të madhe ndaj agresionit rus dhe ka marrë përkrahje të madhe nga bota perëndimore.

Mirëpo Syla thotë se përkrahja e madhe që vjen nga qytetarët e Kosovës për presidentin ukrainas është dyfytyrësi, pasi që edhe Kosova ka pasur luftë së fundi në Kosovë dhe ata nuk po postojnë ish-liderët e UÇK-së, apo edhe ata të NATO-s.

“Mendoj se është një dyftyrësi e madhe dhe histerie kur e sheh se një Kosovë e tërë qohet ta shpërndajë foton e presidentit të Ukrainës në qëndresë ndërsa kur nuk e ka postuar më herët një person me uniformë që e ka mbrojtur vendin e tij”, tha Syla.

Ai shton se kjo është çështje shumë e politizuar dhe ka eufori tek qytetarët e Kosovës.