Varianti Delta mund të përhapet lehtë sa lija e dhenve

Rreth 90 për qind të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë.

Përveç variantit Delta, rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa, derisa në këtë shtet nuk ka prani të varianteve Beta dhe Gama.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi. Sipas tij, arma e vetme kundër pandemisë, është vaksinimi.

Gazetat njoftuan se dokumenti është një prezantim që u është shpërndarë zyrtarëve të CDC-së. Prezantimi detajon vështirësitë që agjencia ka hasur për të bindur disa komunitete që të vaksinohen dhe të mbajnë maska.

Zyrtarët e CDC-së këshillohen që të përcjellin mesazhe publike që “theksojnë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër një varianti aq ngjitës, që vepron pothuajse si një lloj i veçantë koronavirusi, duke kaluar nga një individ tek tjetri më shpejt se Ebola ose ftohja e zakonshme”.

Ndërsa varianti Delta i virusit që shkakton COVID-19 përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se punonjësit federalë duhet të vaksinohen ose t’u nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maska.