Varianti i ri i coronavirusit edhe në Kosovë, konfirmohen 3 raste

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media ka thënë se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra, tri mostra kanë rezultuar pozitive me varinatin e ri B117”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se ky variant është raportuar për herë të partë në Britaninë e Madhe.

Zemaj tha se situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi dhe paraqitet stabile dhe e qetë.