Varroset në Gadish 25-vjeҫari Agon Musliu
Është varrosur të hënën pasdite Agon Musliu, në varrezat e fshatit Gadish të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.
Në varrim, pos familjarëve të ngushtë, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.
25-vjecari vdiq tragjikisht të dielënm duke kërcyer nga kati i pestë i konvktit të studentëve, në Prishtinë.
Ai ishte vendosur aty një ditë më parë, pass kthimit nga Gjermania.
Vdekja e tij e ka tronditur Kosovën. Dje e sot kanë reaguar krerët e shtetit, kryetarët e partive opozitare, sikurse edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ky I fundit, gjatë ditës i ka shkuar për ngushëllime familjes, duke ia konfirmuar se nuk do lënë vetëm, në përballimin e kësaj situate./Mediafokus.info/

