Vasfije Krasniqi-Goodman shpërthen në lot në fjalimin e saj para Kuvendit të Kosovës

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosvë Vasfije Kransiqi-Goodman, është përlotur në fjalimin që po mban para Parlamentin e Kosovës.

Krasniqi shpërtheu në lot teksa po fliste se shumë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë përballen me mospërkrahje familjare, e ofendime.

Tha se edhe nga foltorja e Kuvendit, këto gra kanë marrë ofendime.

“Por ndjehem shumë keq kur e di që familjarët nuk i mbrojnë nuk i përkrahin, ju thonë fjalë që unë këtu nuk mund t’i përmendi ato fjalë se me çka ballafaqohen ato. Edhepse prej kësaj foltore kanë dalë fjalë që na kanë lëndu neve viktimave shumë”, tha Krasniqi teksa shpërtheu në lot./Periskopi/