Vazhdon kthimi i mërgimtarëve, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova raportohen në Merdare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përditësoi sot të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku vonesat shkojnë deri një orë e gjysmë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë prej 60 deri 90 minuta, në dalje.
Ndërsa, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 15 deri 20 minuta.
Ndërkohë në pika tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë jo më shumë se 03-05 minuta.

