Vazhdon rritja e rasteve me Covid, sot 40 persona rezultojnë pozitivë
Sot më 07 qershor 2020, janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontakte në terren dhe pozitivë kanë rezultuar 40 persona.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës (10 raste), komuna e Vushtrrisë (8 raste), komuna e Prizrenit (7 raste), komuna Fushë Kosovë (6 raste), komuna Obiliq (5 raste) dhe nga 1 rast – komunat Skenderaj, Gjilan, Rahovecit dhe Mitrovicës.
Sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 890.
Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 1.234 raste, me gjithsej 31 të vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./mediafokus.info

