Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë dje në Gjilan, në rrethana të panjohura sipas familjarëve. Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 13.03.2023-16:30. Viktima mashkull kosovar në rrethana të pa njohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.