Po vjen në bronz kryengritësi i madh për lirinë e shqiptarëve

Gurthemeli është vendosor në 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, ndërkaq në përvjetorin e 21-të, më 25 qershor, pas Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit e Agim Ramadanit, vije i skalitur në bronz edhe njëra nga figurat më emblematike e kryengritësit për lirinë e shqiptarëve, Abdullah Tahiri, shkruan Mediafokus.info.

Shtatorja tashmë është përfunduar dhe më 25 qershor do të vendoset përballë kazermës së Forcave të Armatosura të Kosovës, në Gjilan.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, me iniciativë të të cilit po vendoset shtatorja, sapo ka publikuar në profilin e tij në Facebook logon zyrtare të shënimit të 21-vjetorit, në të cilën është vendosur edhe pamja e shtatores së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri.

“#21vjetLiri#vitiAvdullahTahirit#festenekohepandemie!#Festosin’Gjilan!”, ka shkruar Haziri, sipër logos zyrtare.

Përndryshe, i pari i gjilanasëve, Lutfi Haziri, vitin 2020 ia ka kushtuar figurës heroit të kombit, Abdullah Tahiri./Mediafokus.info/