Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti

Ankesa e LVV’së rreth ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi që ky subjekt e dërgoi sot në Gjykatë Kushtetuese mund ta kthejë në pikën zero çdo gjë në Kosovë. Jeta e kryeministrit Hoti mund të jetë më jetëshkurtër se ajo e Kurtit.

Lëvizja Vetëvendosje sot i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretim për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, në seancën ku u votua për qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

LVV’ja thotë se kjo votë është ndesh me Kushtetutën, për faktin se deputeti Arifi është i dënuar me burg me vendim të shkallës së fundit.

Por, njohësit e cështjeve kushtetuese me të cilët ka folur Gazeta Express thonë se rasti mund të shkoj keq për Qeverinë e sapozgjedhur pasi deputetit është dashur t’i merret mandati dhe të mos lejohet të votojë në këtë seancë.

Ata thonë se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë që votimi i deputetit Arifi të shpallet antikushtetues përveç që do të çojë në rrëzimin e qeverisë sapozgjedhur, atëherë do të ngrihen pikëpyetje se kush do të jetë u.d kryeministër, Kurti a Hoti.

Hoti do e ketë të drejtë të jetë prapë në garë për kryeministër sepse vetëm procesi i zgjedhjes së qeverisë do të llogaritet i dështuar./mediafokus.info