Nis një peticion për shkarkimin e Goran Rakiqit shkaku i simboleve shtetërore
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, Goran Rakiq ka disa ditë që po zhvillon takime pa simbole shtetërore të Kosovës, ku ai mban pozitën e dytë në ekzekutiv.
Kjo gjë u pa në takimin e fundit me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, në një takim të sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbot dhe në takimin me shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Për shkak të mosrespektimi të simboleve shtetërore, në rrjetet sociale ka nisur një peticion për shkarkimin e Rakiqit, shkruan Reporteri.
Megjithatë, aty vërehet se peticionin e kanë nënshkruar një numër i vogël i qytetarëve.
Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë dematuar se Rakiq ka larguar simbolet shtetërore nga zyra e tij.
/mediafokus.info