‘Vdekje e dyshuar’ cilësohet rasti mjekut Nisret Hajrullahu

Mbrëmë ndërroi jetë mjeku Nisret Hajrullahu. Policia e ka cilësuar ‘vdekje e dyshuar’ rastin e tij, pa dhënë hollësi tjera.

Gjilan, 22.06.2021-19:30.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se mjeku Nisret Hajrullahu humbi jetën nga një kontakt me rrymën elektrike, por këtë do ta sqarojë obduksioni.