Lionel Messi në bisedime serioze për transferim te kjo skuadër

Lionel Messi thuhet se ka zhvilluar bisedime serioze me David Beckham rreth një lëvizje te Inter Miami.

33-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me Barcelonën këtë muaj.

Ai më pas pritet të transferohet në SHBA, ku Inter Miami konsiderohet si pararojë për nënshkrimin e tij.

Beckham themeloi Inter Miami në 2018 së bashku me bashkëpronarët Marcelo Claure, Masayoshi Son dhe çiftin babë e bir Jorge dhe Jose Mas.

Një lajm i pakonfirmuar ka shkaktuar një thashetheme të madhe se Messi mund të jetë në rrugën e tij drejt Miamit kur skadon kontrata e tij e re me Barcelonën.

“David dhe unë kemi punuar me të vërtetë shumë, ne kemi aspirata për të sjellë lojtarët më të mirë këtu dhe Leo Messi është një lojtar gjeneratash, pa dyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Unë jam optimist se Messi do të luajë me një fanellë të Inter Miamit sepse mendoj se do të kompletojë trashëgiminë e lojtarit më të madh në gjeneratën tonë dhe do të takohet me ambiciet e pronarëve të Inter Miamit për të ndërtuar një ekip të klasit botëror”, tha Jorge Mas duke folur për Miami Herald.

Messi së fundmi bleu një shtëpi prej shtattë milionë dollarësh në zonën Sunny Isles Beach të Miamit dhe sulmuesi gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara, raporton Daily Star, transmeton klankosova.