Rama: “Mini Shengeni”, projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë pas përfundimit të samitit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, se ky takim është mbajtur për të shtyrë përpara projektin e njohur si “Mini Shengen”.

“BE deri këtu të veten e ka bërë plotësisht, neve na takon ta bëjmë tonën. Qeveria e Shqipërisë, kemi qenë qysh në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengen Rajonal, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale dhe politike për rajonin tonë”, ka thënë Rama, njofton klankosova.

“Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani në kushtet kur po e zotërojmë procesin, shpresojmë që ky proces të kalojë në duart e Komisionit Evropian me dëshirën dhe ambicien që takimi i 5 korrikut t’i vijë fundit në formatin e deritanishëm dhe të bëhet format me formatin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.

Rama ka theksuar në konferencë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë bërë kërkesë për Komisionarin Olivier Varhelyi që karta e gjelbër e lëvizjes të vlejë barabartësisht sikur për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Sot i kanë paraqitur Komisionit Evropian kërkesën që karta e gjelbër digjitale e një qytetari të një vendi nga rajoni në asketin e shëndetësisë të njihet në gjithë hapësirën e BE dhe edhe ne të lëvizim sikur lëvizin qytetarët e BE”.