Nushi ‘godet’ Kurtin për lejimin e mbajtjes së meshës te kisha ortodokse në hapësirat e Universitetit

Akitivisti i PSK’së, Nol Nushi, ‘godet’ Kurtin për mbajtjen e meshës te kisha në hapësirat e Universitetit, transmeton Mediafokus.info.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se ‘Kjo po ndodhe ne kohen kur Kurti eshte futur teresisht ne projektin e asociacionit i cili kishat ortodokse i ben praktikisht territore autonome te Serbise ne Kosove’.

Postimi i plotë:

Miu neper mustaqet e Kurtit

Perderisa Xhelal Sveçla eshte i zene duke shtrire pertoke veteranet dhe invalidet e luftes neper Kosove,  bash ne mes te Prishtines, ne kishen simbol te shovinizmit te Millosheviqit, midis hapesires universitare qenka mbajtur mesha.

Kjo po ndodhe ne kohen kur Kurti eshte futur teresisht ne projektin e asociacionit i cili kishat ortodokse i ben praktikisht territore autonome te Serbise ne Kosove.

Me kujtohet kur ne 2014, si Vetevendosje, me insistimin e Albinit, grupe aktivistesh kemi mbajte roje per disa dite me radhe afer kesaj kishe. Disa aktiviste, naten vone ia nderrojne drynin ketij objekti per te parandaluar mbajtjen e meshes se paralajmeruar ne ate kohe.

Sot Kurti eshte ne pushtet, dhe miu po i kalon neper mustaqe.