Vdes 34-vjeçari i infektuar me Covid-19
Një 34-vjeçar nga fshati Gramaqel i Komunës së Deçanit ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, në rrjetet sociale.
“Kurrë se besova se virusi do ta merr jetën, shumë u rujte prej virusit, por s’ja dole. Zoti njerin e mirë e merr ngat vetit”, thuhet në postim.
Lidhur me vdekjen e tij ka shkruar edhe një familjar tjetër i të ndjerit. “Ah CUK, na kpute shpirtin na ike e shkove ne parajs, e skemi qte bejm veq te qmallemi me kujtimet per ty dhe me dy Engjuj qe na i le”.
Përgjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të rasteve me koronavirus, ka njoftuar se në Kosovë për 24-orët e fundit janë shënuar 21-vdekje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.


