Gjendet e varur në banesë një 26-vjeçare shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytetin shqiptar. Një 26-vjeçare është gjetur e varur në banesë. Dyshohet në vetëvrasje. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.