Vdes aksidentalisht një minator në minierën e Leposaviqit

Një minator serb i moshës 59-vjeçare ka vdekur pas lëndimeve që mori në minierën e Leposaviqit, ku ishte duke punuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha ai.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. (Foto arkiv)