63 deputetë i thonë “po” koeficientit prej 105 eurove

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Me këtë rast deputetët i kanë thënë “po” koeficientit në vlerë prej 105 eurove për pagat në sektorin publik.

Miratimi në parim i këtij koeficienti u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Ai u miratua edhe pse pati kundërshtime nga deputetë opozitarë që kritikuan Qeverinë për paga të ulëta në këtë sektor e duke propozuar rritjen e koeficientit në të paktën 120 euro.

Murati ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë ndryshim me procedura të përshpejtuara, që pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në Ligjin për Paga.