Vdes zyrtarja komunale e Novobërdës, Sanije Beqiri

Ka ndërruar jetë më moshën 61-vjeçare zyrtarja komunale në Novobërdë, Sanije Beqiri.

Lajmin e mortit e ka bërë të ditur nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ka njoftuar se kjo Komunë do ta nderojë veprën e saj me një mbledhje komemorative, ne oren 12:00.

Njoftimi mortor i Bajrush Ymerit:

Sot morëm një lajm të dhimbshëm, se punëtorja jonë Sanije Beqiri, paska ndërruar jetë.

Me dhimbje e pikëllim të thellë e pritën këtë lajm të gjithë kolegët e saj të punës, andaj për të nderuar jetën dhe veprën e saj, ne sot mbajm një mbledhje komemorative në ora 12:00, në sallën e kuvendit komunal.

Me këtë rast, shprehë ngushëllimet e mia gjithë familjes së Sanijes, si dhe kolegëve tonë me të cilët punoi për 23 vite me radhë.

Po ashtu ju njoftojë që ceremonin e varrimit, do të mbahet me kohën e drekës në varrezat e fshatit Tullarë.