E mbani mend rep këngën ‘Farefisi jem’?

Ka qenë viti 2006 kur në tregun kosovar të muzikës u lansua rep kënga fantastike ‘Farefisi jem’, shkruan Mediafokus.info.

Dhe si zakonisht, kryepersonazhi ishte ikona e repit kosovar, D.U.D.A.

Ai, bashkë me Monny dhe D.a.sh.i, guxuan të jenë ndër të parët në Kosovë që të krijojnë këngë me tekst krejt n’slang, në kohën kur edhe reperat kosovarë ‘repovatnin’ në gjuhën standarde, shkruan Mediafokus.info.

Në këtë këngë gjithçka ishte unike për kohën, përfshirë tekstin, performancën e artistëve e video spotin.

“Ka ardh farefisi prej katuni, nanes tem osht kaj del muni, hop luni luni luni, u kall qyteti, u kall katuni”, është refreni i kësaj kënge që është prodhuar, besoni ose jo, në vitin e largët 2006.

Për nostalgjikët, por edhe për gjeneratat e reja, më poshtë e keni video spotin e këngës “Farefisi jem”./Mediafokus.info/