Vdes avokati Zeqir Maxhuni

Ka vdekur njëri nga avokatët e njohur kosovarë, Zeqir Maxhuni. I ndjeri ishte pjesë edhe Odës së Avokatëve të Kosovës, dega në Mitrovicë, raportojnë mediat lokale.

Lajmin për vdekjen e tij, përmes një postimi në Facebook e ka dhënë udhëheqësi i OAK në Mitrovicë, avokati Vehbi Beqiri.

Postimi i plotë:

Me pikellim morem lajmin per vdekjen e shokut, kolegut tone av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndere avokatet e njohur ne regjionin tone.  Familjes, shokeve dhe kolegeve i shprehim ngushellime ne emer te Deges se OAK- Mitrovice!

I perjetshem kujtimi per te ndjerin!