Merr çka gjen, njëherë veturën e kuformave, tani veturën e Komunës

Valon Loxha është bërë person i njohur në Kosovë për marrjen e veturave, ku i gjen çelësat. Kësaj radhe ai mori një veturë zyrtare të Komunës së Pejës, pasi më parë e kishte marrë një veturë të kufomave, me të cilën kishte bërp xhiro.

Sipas informacioneve, Loxha e kishte marrë veturën zyrtare në oborrin e Komunës. Ai kishte deklaruar se do të marrë çdo veturë nëse i ka çelësat brenda.

Ndryshe, Valon Loxha është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”, tha Nikçi.