Vdes inxhinieri Mejdi Masurica – Aga Di
Ka ndërruar jetë edhe një pjesëtar i familjes së njohur Masurica – inxhinieri Mejdi Masurica. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Djali i axhës tim, ing. Mejdi Masurica, arriti në stacionin e tij të fundit. Njeriu avangardë, që e kishim model ne që ishim më të rinj se ai. Njeriu dhe miku bujar që kishte derën e hapur për cdo student. Mirënjohje e dashuri nga ne, derisa të bëhemi të gjithë bashkë! Paqja e Zotit qoftë me ty Aga Di!” – ka shkruar Flora Masurica Durmishi.
Parardhësi i kësaj familje, Hasan Masurica, njihet si shpikësi i fluturakes së parë në botë, e cila ishte bërë prej druri./Mediafokus.info

