Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, dr Nisret Hajrullahu
Ka ndëruar jetë sonte mjeku Nisret Hajrullahu, pulmolog, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, deri para pak muajve.
Njoftimin e kanë dhënë kolegë të tij, përmes rrjeteve spciale.
“Sonte Spitali Përgjithshëm në Gjilan, familja dhe qyteti në përgjithësi humbi njeriun dhe një ndër doktorët më të mirë, Dr Nisret Hajrullahun”, ka shkruar njëri prej tyre.
Dr Nisret Hajrullahu ka qenë edhe aktivist politik (PDK), këshilltar komunal dhe anëtar i Komitetit për Shëndetësi, ku ka dhënë kontribut të madh në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit publik. /Mediafokus.info

