Vdes ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, pasi u qëllua me armë zjarri
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, tha transmetuesi shtetëror NHK.
67-vjeçari pësoi plagë në anën e djathtë të qafës dhe në klavikulën e majtë, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit Nara, duke shtuar se ai ishte në arrest kardiopulmonar përpara se të dërgohej në spital, shkruan Skynews.

