Vdes kryevullnetari i mëngjesit, Fadil Bllaca

Ka ndërruar jetë në Gjilan, në moshën 60-vjeçare, Fadil Bllaca, një adhurues i madh i sportit dhe natyrës dhe njē imitues fantastik i komentatorëve të sportit.

Për një kohë i ka udhëhequr Vullnetarët e mëngjesit, në shpatijet e Stanishorit.

Fadili ka punuar në Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Ju njoftojmē qe varrimi i babait tonë Fadil (Sabri) Bllaca do të bëhet në ora:14:00 me Ikindi në varrezat e Gjilanit. /Mediafokus.info