Vdes mjeku i cili u infektua me COVID-19 gjatë punës me pacientë
Një mjek pediatër ka vdekur nga koronavirusi. Spitali i Pejës ka njoftuar se sot ka vdekur pediatri Gëzim Berisha, i prekur nga COVID-19 gjatë punës me pacientë.
Njoftimi i plotë:
Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.
Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.
Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.
Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.