Vdes mjeku Nijazi Ahmeti pas infektimit me COVID-19

Pas disa ditësh trajtimi në QKUK si pasojë e infektimit me COVID-19, ka ndërruar jetë mjeku Nijazi Ahmeti.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar përmes rrjetit social Facebook.

“Sot morem lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te dajes tone Nijazi Ahmeti. Ngushllime familjareve, shokve dhe gjithe kolegeve, do te kujtojme gjithmone me krenari per veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij.