Vdes në burgun e Dubravës një 78-vjeçar nga Vitia

Në Burgun e Dubravës, ku ishte duke vuajtur dënimin për një vrasje, ka vdekur 78-vjeçari nga Vitia me inicialet H.B.

Njoftimi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë  rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  H.B, viti i lindjes 1942. I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.

“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. Ai ishte i dënuar për veprën penale – vrasje”, thuhet në njoftim.