Vetëvarje në Dubravë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se në orën 7 e 30 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, një i burgosur me inicialet E.SH. është gjetur i vetëvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.
“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetëvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës”, thuhet në njoftim.
Personi i cili është vetëvarur ka qenë i dënuar për vjedhje të rëndë.
Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se një mënyrë e tillë e vetëvrasjes nuk është hasur asnjëherë, pasi të gjitha rastet kur është kryer ndonjë vetëvarje, akti është kryer nga ndonjë lartësi më e madhe, por jo nga një krevat me lartësi pothuajse më të vogël se 1 metër e gjysmë.
“Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së, pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe, por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë e habitshme”, shpjegon njoftimi i SHKK-së,