Vdes në moshën 75-vjeçare profesori Kadri Bislimi

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare profesori në pension, Kadri Bislimi. Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se varrimi bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Gjilan. 

Kadri Bislimi ka punuar si profesor i gjuhës shqipe në shkollat e Gjilanit.

Familjen Bislimi e ka ngushëlluar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në telegramin e kryetarit Haziri thuhet:

E nderuara familje Bislimi, kolegë të profesorit, nxënës dhe personel arsimor që jeni njohur me profesorin, ju shpreh ngushëllimet më të sinçerta për humbjen e një njeriu me vyrtyte të larta.

Emri i Kadri Bislimit gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona, sepse ai pas vetes ka lënë një përkushtim dhe përvojë të jashtzakonshme në fushën e arsimit në përgjithësi, që me pedantëri si gjithmonë ka lënë shembull të një profesori të veçantë.

Atë e gjejmë aktiv dhe shumë të vendosur që nga vitit e ’80, kur edhe ka nisur angazhimin e tij permanent në arsim me një vendosmëri të lartë, në rrugën kombetare dhe intelektuale poashtu.

Familja e profesorit të jeni me durim dhe ta përballoni ndarjen nga më i dashuri juaj dhe njeriu me vlerë të madhe Kadri Bislimi, sepse ai nuk është më në mesin tonë, por gjithmonë do të na përcjell me kujtimet, këshillat dhe mësimet e mira që sygjeronte vazhdimisht.

Në emër të të gjithë qytetarëve të Gjilanit, ju shpreh ngushëllime dhe ju garantojmë që do të jemi me familjen në këtë ndarje të rëndë e me dhembje sigurisht.

Lamtumirë profesor!