Vdes në QKUK e aksidentuara para një jave në Deçan

Një e aksidentuar para një jave në Deçan, ka ndërruar jetë në QKUK, njofton policia e Kosovës, në një raport shtesë për rastin.

Fsh. Llukë e Epërme, Deçan 08.01.2022 – 14:40. Me datë 15.01.2022 rreth orës 03:50 viktima femër kosovare e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raportin e policisë.