Vdes në QKUK një e aksidentuar nga Maqedonia e Veriut

Ka vdekur në QKUK një e aksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj, para 9 ditësh, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagët.

Rr. Nacionale, Prishtinë-Ferizaj 03.05.2021-11:40. Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.