Vdes në QKUK një person që ishte në trajtim nga plagët
Një person, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Bëhet fjalë për babain e 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë, ku mori plagë nga armët edhe babai i tij, derisa ishin së bashku në pyll.
Fsh. Gradicë, Gllogoc 05.04.2021 – 20:23. Lidhur me rastin, nga QKUK kanë informuar se viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.