Vdes në QKUK personi që ishte hedhur nga kati i nëntë i banesës në Ferizaj
Një person i cili ishte hedhur nga kati i nëntë i banesës në Ferizaj, ka vdekur në QKUK, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Rasti është cilësuar ‘vetëvrasje’.
Rr. Sali Qeku, Ferizaj 06.08.2022 – 00:35. Viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është hedhur nga kati i nëntë i banesës/ndërtesës. Nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në ILM për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

