Vdes në spital i aksidentuari para 8 ditësh
Një person i aksidentuar më 9 prill në Fushë Kosovë, ka vdekur nga plagët në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovës (NN) 09.04.2022 – 21:27. Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

