Vdes në spital një 18-vjeçare
Një 18-vjeçare ka humbur jetën në spital mbrëmë rreth orës 22:10.
Bëhet e ditur se ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, nga Mulleti, e cila nuk është ndjerë mirë. Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.
“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga sëmundja e epilepsisë”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. (foto arkiv).

