Vdes në spital personi i aksidentuar para 5 ditësh
Një person i aksidentuar para pesë ditësh ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës, shkruan Mediafokus.info.
Mitrovicë Veri 25.12.2020-18:45. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me 30.12.2020 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë i është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raportin e policisë.

