Vdes në Zvicër mërgimtari nga Malisheva e Gjilanit

Ka ndërruar jetë në Zvicër mërgimtari nga Malisheva e Gjilanit, Arben Ramizi.

Njoftimin e kanë dhënë të afërmit e tij, duke shtuar po ashtu se varrimi do të bëhet në Zvicër.

‘Lajm i trishtë për mua, nuk po mundem të gjej fjalë për ty që ike aq shpejtë për në botën e pertejme. Smundja e rëndë të mori jetën në moshën tënde më të mirë të pjekurisë e lumturisë. Prehu në paqe në parajsën e përjetësisë nipi im Arben Ramizi!’, ka shkruar në dedikimin e tij, Fadil Sylejmani. /Mediafokus.info/