Vdes nga COVID-19 koloneli Agim Sulaj

Koloneli Agim Sulaj ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Për ndarjen nga jeta të kolonelit ka reaguar edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe Presidenti Meta.

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh. Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij!”