Vdes nga lëndimet në vendin e punës

Një person ka vdekur në spital, pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.

Njoftimi i policisë:

ASGJËSIMI, DEMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Novobërdë 17.05.2022–07:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,  rasti vazhdon të hetohet.