Vdes nga rrokullisja e traktorit derisa po punonte arën

Një person ka vdekur nga rrokullisja e traktorit, derisa ishte duke punuar tokën.

Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet si i tillë nga policia.

Mamushë  17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur  dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.