Vdes një grua nga aksidenti ku u përfshinë tri automjete
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradë, raporton Mediafokus.info.
Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Autostradë(NN) 06.10.2020-22:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë./Mediafokus.info/

