Vdes një pacient tjetër me koronavirus në Kosovë

Edhe një paciente me koronavirus ka vdekur në Kosovë. Viktima është nga komuna e Dragashit, e lindur në vitin 1957.

Ajo kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ajo e kishte marrë virusin në Spitalin e Prizrenit derisa po merrte trajtim.

Edhe një pacient tjetër është në gjendje të rëndë. Ai ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.

12 persona janë të shtrirë me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-së, nëntë prej të cilëve janë në gjendje stabile, dy po marrin oksigjenoterapi dhe një pacient vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, sot nga klinika sot do të lirohen pesë pacientë të shëruar./mediafokus.info