Vdẹs një person që po trajtohej në Spitalin e Gjakovës, familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

Një person që ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ka ndërruar jetë.

Siç njofton policia, familjarët dyshojnë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor.

“Spitali regjional, Gjakovë 18.11.2024, 12:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe rasti në Policinë e Kosovës është raportuar dhe po hetohet si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe hetim i vdekjes”.