“A bon Sami mos me bërtit”, Daka ia tërheq vërejtjen Kurteshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po mban mbledhjen e radhës, e aty pati ankesa për vonesën e numërimit të votave me kusht dhe të mërgatës.

Teksa përfaqëuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kërkonte përgjigje në disa pyetje nga Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, kryesueja Valdete Daka i tha “Sami mos bërtit”.

Pasi Kurteshi e ngriti tonin e zërit kur Ahmetaj i tha “mos bëni presion”, Kurteshi iu kthye:

“Kjo fjali është fjali për mbulimin e mospunës dhe mosorganizimit të mirë atje, le ti me lanë sekretariatin, po unë bëra pyetje edhe nuk bëra kurrfarë presioni. E drejtë e anëtarit të KQZ-së është me qenë tërë kohën në vëzhgimin e procesit të numërimit dhe rinumërimit, leni këto forma të presionit”.

E këtu ndërhyri Valdete Daka duke i kërkuar Kurteshit të mos bërtasë.

“A bon Sami mos me bërtit, a bon mos me bërtit”, tha Daka.

“Jo s’po bërtas”, ia ktheu Kurteshi.

“Jo je tu bërtitë, leni të na tregon koordinatori i QNR-së”, tha Daka.

Më pas Kurteshi tha: “Ska kurrfarë presioni po bëj pyetje konkrete pse nuk bëhen veprime të caktuara në Qendrën e Numërimit të Rezultateve edhe leni këto forma jo po bëni presion, po du përgjigje konkrete”.