Vritet ambasadori italian

Ministria e jashtme e Italisë thotë se ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara në lindje të vendit, shkruan BBC.

Luca Attanasio vdiq në spital të hënën pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara ai po udhëtonte u sulmua pranë Gomës, tha një deklaratë.

“Është me trishtim të thellë që ministria e jashtme konfirmon vdekjen, sot në Goma, të ambasadorit italian,” tha deklarata e ministrisë.

Një oficer i policisë ushtarake italiane që udhëtonte me të dërguarin dhe një person i tretë u vranë gjithashtu, thonë raportet