Vdes prokurori që po hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga thesari
Ka vdekur Enver Krasniqi, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
Ai ka thënë se vdekja e prokurorit është natyrore.
Prokurori Krasniqi ishte duke hetuar vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Ky rast kishte ndodhur më 21 tetor 2020.

